Punëtori për migrimet dhe shenjat nga jashtë në Ballkanin Perëndimor

“Migrimet dhe shenjat nga jashtë në Ballkanin Perëndimor” është temë e punëtorisë që sot do të mbahet në Shkup, në organizim të Analitikës dhe AKSER.

Qëllimi i punëtorisë është prezantimi i rezultateve përfundimtare të projektit të Analitikës dhe AKSER, mbështetur nga programi RRPP me temë “Migrimi dhe zhvillimi në Shqipëri dhe Maqedoni: ndikimi i shenjave nga jashtë ndaj arsimit dhe shëndetit të anëtarëve të familjeve të mbetur në shtëpi” dhe nxitja e debatit me temë migrimet dhe shenjat nga jashtë në Maqedoni dhe rajon.

Rezultatet nga projekti tregojnë se Shqipëria dhe Maqedonia janë vende të cilat në masë të madhe janë të varura nga shenjat nga jashtë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në sigurimin e mbrojtjes plotësuese sociale, çrrënjosjen e varfërisë dhe të ngjashme. Përveç kësaj, shenjat nga jashtë kanë rol kyç në arsimin dhe shëndetin e anëtarëve të familjeve të cilët mbeten në shtëpi.

Analitika është organizatë tink-tenk nga Shkupi, e cila ka për qëllim përmirësimin e demokracisë dhe sundimin e mirë në Republikën e Maqedonisë dhe rajon, ndërsa sfera kyçe të hulumtimit dhe ndikimit janë integrimet BE, migrimet, energjetika dhe siguria.

AKSER (Qendra shqiptare për hulumtime socio-ekonomike) nga Tirana është qendër hulumtuese e cila punon në hulumtime me temë migrimet dhe ndikimi i tyre në Shqipëri./ Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button