Spanjë, nxënësi vret mësuesin me hark dhe plagos 4 të tjerë

Një nxënës i armatosur me hark ka qëlluar e vrarë një mësues në një shkollë të Barcelonës, në Spanjë.

I dyshuari i këtij akti ekstrem është një djalë 13-vjeçar, i arrestuar tashmë nga policia.

Motivet e tij janë ende të paqarta. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Sipas mediave spanjolle, djali i armatosur edhe me një thikë, ka hyrë në një klasë dhe ka plagosur një mësuese bashkë me vajzën e saj, ndërsa mësuesi tjetër i vrarë ka vrapuar t’i ndihmojë kur ka dëgjuar britmat, por është qëlluar menjëherë./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button