Po voziste 110 km/h: Nuk mund ta besoni çfarë kishte mbi veturë?! (Video)

Kamera e montuar në makinë policie ka regjistruar një aksion të policisë në të cilin janë shpëtuar katër qen të vendosur në një kafaz mbi një veturë-kombi në një autostradë në Ohajo.

Policia kishte filluar aksionin pasi ishte lajmëruar nga shumë qytetarë të cilët e kishin vërejtur “fenomenin” në fjalë, transmeton Telegrafi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ndonëse të “shtypur”, për fat të mirë asnjëri nga qentë nuk ishte lënduar.

Automjeti i familjes gjashtë anëtarëshe po ecte me një shpejtësi prej rreth 110 kilometra në orë, kur ata janë kapur nga policia. Ata kishin marrë një rrugë të gjatë rreth 480 kilometra.

“I pyeta pse qentë nuk ishin brenda në veturë, dhe ai më tha se ai kishte gjëra më të rëndësishme për të vënë në makinë, duke menduar për fëmijët e tij, dhe se nuk kishte vend”, ka thënë rreshteri Chris Beitz. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button