Tërmet i fuqishëm goditi Japoninë, frikë nga cunami

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami në ishullin Miyako pasi që këtë mëngjes një tërmet me magnitudë 6,8 gradë të shkallës Rihter goditi ishujt e largët të Japonisë në jug të vendit.

Shërbimi meteorologjik i vendit konfirmoi se tërmeti ndodhi në ujërat pranë ishullit Yonagui, që është pjesë e grup-ishujve japoneze të Okinawa. Ende nuk ka patur informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale ose viktima njerëzore.

Ndërkohë, Japonia është një nga vendet më aktive kur është fjala për aktivitetin sizmik ku ndodhin pothuajse 20 për qind të të gjitha tërmeteve në botë.

Tërmeti më shkatërrues ndonjëherë në këtë vend ka ndodhur në mars 2011 kur dridhja me magnitudë 9,1 Richter goditi pjesën verilindore të ishujve të Japonisë, rikujton AA. Kjo shkaktoi një cunami, që mori 18.000 jetë njerëzish dhe ka shkaktoi katastrofë bërthamore.

Lajme të ngjashme

Back to top button