Forumi i patriotëve: Krerët e VMRO-së të sqarojnë përmbajtjen e përgjimeve

Forumi i patriotëve mendje-hapur i cilëson si humbje kohe dhe dëm material, tubimet qytet më qytet për mbështetje të qeverisë, të organizuara nga Kryeministri aktual Nikolla Gruevski. Përmes kumtesës së tyre, forumi i patriotëve i bën thirrje udhëheqësisë aktuale të VMRO DPME-së që siç po i quajnë ata bisedat e montuara, t’i hedhin poshtë por përmes publikimit të materialeve integrale.

“Në vend të përgjigjes, kryesia e VMRO DPMNE-së, me mandat të skaduar partiak, tashmë prej tre muajsh riciklon të njëjtin njoftim analfabet, me të cilin përpiqet të gjithë qytetarët t’i bëjë idiotë, të shurdhër dhe të verbër. Me këto njoftime të përsëritura, Qendra e dezinformimit të klikës praktikisht pranon dy çështje: e para se bisedat janë të besueshme, dhe e dyta  kur bisedat janë të vërtetat pohojnë se bëhet fjalë për biseda të  “montuar, të ngjitura, sajuara dhe të nxjerra nga konteksti”. Atëherë, i ftojmë t’i publikojnë materialet integrale. Forumi  i bënë thirrje anëtarësisë së ndershme dhe të vyeshme, të mos lejojë të përdoret si statistë në shfaqjet për mobilizim dhe përkrahje të rrejshme. Me këtë as nuk i ndihmohet partisë e as që zgjidhet diçka, e aq më tepër kryesia do të shpëtojë diçka. Këto janë para dhe fjalë të harxhuara kot të cilave nuk iu besohet më”, thonë nga Forumi i patriotëve mendje-hapur.

Lajme të ngjashme

Back to top button