Shkelzen Maliqi, këshilltar i Ramës për rajonin

Kryetari i qeverisë së re, Edi Rama ka zgjedhur si këshilltar të tij për rajonin, Shkëlzen Maliqin.

Vetë Rama njoftoi në Facebbok se ka zgjedhur Maliqin, një intelektual të mirënjohur e të mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes, shkruan Panorama.

Në njoftimin e tij, Rama thekson se kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht, ku numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes.

Komenti i plotë i Ramës në Facebook

Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes – Shkelzen Maliqi. Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik.

Kush është Shkëlzen Maliqi

Shkëlzen Maliqi ka lindur më 1947 në Rahovec,  është një filozof shqiptar, kritik arti, analist politik dhe intelektual kryesor në Kosovë. Gjatë viteve 1990 Shkelzen Maliqi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në politikë. Ai është një nga themeluesit e Partisë Social Demokratike të Kosovës dhe shërbeu si president i saj i parë 1991-1993. Ai gjithashtu ka mbajtur pozicione drejtuese në organizata të shoqërisë civile, të tilla si Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (1995-2000) dhe Komiteti i Helsinkit i Kosovës (1990-1997).

Maliqi ka botuar disa libra mbi artin dhe politikën në shqip, anglisht, italisht, spanjisht dhe serbisht. Nga fillimi i viteve 1980, ai ka qenë një kontribues i rregullt për degët më të rëndësishme të mediave në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Maliqi jeton në Prishtinë dhe kryeson Institutin për Studime Sociale. “Gani Bobi. (wikipedia)

Lajme të ngjashme

Back to top button