Rita në vazhdimin e “Fifty Shades”

Rita Ora duket do të jetë pjesë e vazhdimeve të “Fifty Shades of Grey”, edhe pse roli i saj do të vazhdojë të jetë i vogël.

Anëtarja e jurisë në The Voice do të vazhdojë të jetë pjesë e dy vazhdimeve të radhës të trilogjisë së filmit.

Pavarësisht faktit se u shfaq për shumë pak sekonda në pjesën e parë, ajo duket se ka arritur marrëveshje që të paraqitet edhe në dy pjesët e ardhshme të filmit, shkruan “Mirror”, transmeton Koha.net.

Kjo gjë u konfirmua nga disa emaile të publikuara nga WikiLeaks e që kanë rrjedhur nga kompania Sony.

Mes tjerash e-mailat zbulojnë se Rita po tenton që të shpërthejë si një aktore në Hollywood.

Lajme të ngjashme

Back to top button