SHBA, bursa për studentët nga Maqedonia

Këndi Amerikan në Tetovë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së, prezantuan para studentëve të USHT-së, programet studimore për studentët e Maqedonisë, që i financon Qeveria Amerikane. Sipas Gazmend Iljazit, përfaqësues i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, kushti i vetëm për aplikim në programet master dhe të doktoraturës për studentët dhe profesorët nga Maqedonia është që ata të njohin gjuhën angleze, ndërsa pas pranimit të aplikimit, të gjitha harxhimet duke filluar nga viza rrugëtimi qëndrimi atje dhe materialet shkollore financohen nga Ambasada e Amerikës.

“Duke pasur parasysh se ne kemi programe të ndryshme, numri i stipendistëve që fitojnë stipenditë nga qeveria amerikane është shumë i madh, mirëpo ato ndahen në programe të ndryshme. Programa fullbright mundëson për studime posdiplomike për çdo vit mundëson 4-5 deri në gjashtë stipendistë, mirëpo është edhe programi për studime pas doktorate që iu mundëson profesorëve që iu mundëson të bëjnë kërkime apo studime në temat që ata punojnë çdo dit. Aplikacioni është shumë i thjeshtë është online dhe plotësisht transparent.
Pra çdo aplikant që aplikon i vlerësohet puna e tij personale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button