fbpx

Grubi njoftoi ambasadorin Hysa më rolin e BDI-së në zhvillimet e fundit politike

Sot në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, priti në takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.
Gjatë takimit u bisedua për mundesinë e thellimit të bashkëpunimit mes R. së Maqedonise dhe R. së Kosovës në sferat e ndryshme në interes të të dyja vendeve dhe qytetareve të tyre.

Mes tjerash, u bisedua per situatën aktuale në vend, për angazhimin e perbashket per lehtesimin e levizjes te qytetarevedhe mallrave midis dy shteteve si dhe per nevojen e mbajtjes së mbledhjes se perbashket mes dy Qeverive qe do te kontribuonte edhe më tepër në intensifikimin dhe avansimin e marrëdhënieve mes R. se Maqedonise dhe R. se Kosoves.

Grubi njohtoi Ambasadorin Hysa se BDI ka kërkuar monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor për rastin e përgjimeve masive në vend sepse vetëm në këtë mënyrë ky proces mund ta fitojë kredibilitetin e të gjitha palëve. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kyçet më intenzivisht edhe në lehtësimin e dialogut midis partive politike nëpërmjet të përfshirjes së drejtpërdrejt të Komisionit Evropian, por edhe me inkurajimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button