fbpx

Juventusi blen talentin shqiptar për 2 milion euro

Juventusi ka bërë një investim për të ardhmen. Kampioni i Italisë, ka siguruar shërbimet e talentit shqiptar, Rey Manaj, raporton Calciomercato.com.

Sipas këtij portali, i cili merret me transferimin e lojtarëve, Juventusi i ka paguar Cremonese 2 milion euro për sulmuesin shqiptar.

Kështu, Juventusi ka arritur ta mposhtë konkurrencën e Interit, Romes, Palermos e disa skuadrave tjera për anëtarin U-21 të Shqipërisë.

Talenti shqiptar, i cili ka lindur në vitin 1997, më herët ishte pjesë e skuadrës së famshme italiane, Sampdorias.

Lajme të ngjashme

Back to top button