Cërvenkovski: Koha është për protesta masive kundër regjimit totalitar

Ish kryetari i Maqedonisë, Branko Crvenksovski nëpërmjet një letre i është drejtuar opinionit.

“Kur para dy viteve vendosa që të tërhiqem nga pozita e liderit të LSDM-së, mora vendim që të tërhiqem plotësisht edhe nga opinioni. Gjatë peridhës së kaluar dëgjova shumë spekulime që kishte të bënte me izolimin tim të vetëdëshiruar. Spekulime nga ajo se jamë shumë i sëmurë se jamë nën kërcënime serioze, tani konkretisht dua që tu përgjigjem publikisht këtyre gënjeshtrave”, shkruan Cërvenkovski.

Cërvenkovski më tej shkruan: “Duke iu falënderuar zotit jamë shëndosh dhe askush nuk ka për asgjë që të më nënçmoj. Sa i përketë kërcënimeve ata në këtë moment kanë efekt të kundërt vetëm më shumë motiv dhe dëshirë për betej”.

“Në Republikën e Maqedonisë sundon një sistem totalitar, kriminogen dhe i korruptuar që nuk njeh as ligj e as kushtetutë. Regjim që i ka privatizuar dhe partizuar të gjitha institucionet”, shkruan Crvenkovski.

Sipas tij, tani nuk kemi zgjidhje tjetër, liri ose tirani, demokraci ose diktaturë, shtet të së drejtës ose shtet të krimit, ose Maqedonia ose ata.

“Ky regjim nuk rrëzohet vetëm me pres konferenca edhe ‘like’ në facebook. Ky regjim duhet të fitohet nga populli me popullin” thekson Cërvenkovski.
Ai porositë që të mos presim që pas “bombave” ata vet të japin dorëheqje. Por, duhet të organizohen protesta masovike . Ai inkurajon lidershipin e LSDM-së që me mençuri dhe guxim ta realizojnë detyrën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button