Rritet çmimi i benzinës dhe dizelit

­ Çmimi i benzinave dhe i dizelit prej sonte në mesnatë rritet për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energjetikë (KRE). Me vendimin kryhet rritja e rafinerive dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 4,96 përkatësisht për 3,31 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS­95 do të arrijë 69 denarë për litër, EUROSUPER BS­98 do të shitet për 71 denarë, EURODIZEL (D­E V) për 54,5 denarë, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL­1) do të kushtojë 43,5 denarë për litër. Me vendimin e KRE­së për 1,688 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M­1 NS i cili tani do të shitet për 27,928 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimieve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE­ja i potencojnë për 5,3 për qind çmimin mesatar më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,542 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport të denarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button