Komiteti i Helsinkit: Lustrimi i Kostovës hakmarrje politike

Vendimi i fundit i Komisionit për Lustrim i 26 marsit 2015 me çka lustrohet gazetarja Jordanka Kostova, përfaqëson edhe një hakmarrje klasike kundër kritiuesve të pushtetit aktual, shkruan Komiteti i Helsinkit në raportin e muajit mars për gjendjen e të drejtave të njeriut.

“Sjellja e vendimit vijon një javë pas emitimit të filmit dokumentar me titull ‘Maqedonia: Prapa fasadës’ e emituar në televizionin Al Xheezira në të cilën gazetarja dhe kryeredaktorja e gazetës Fokus, përcjell qëndrime kritike për ngjarjet në shtet. Data e sjelljes së vendimit 26 mars është data e njëjtë kur në vitin 2013 ish kryeredaktori kryesor i gazetës Fokus, nën rrethana të dyshimta e humbi jetën në aksidentin e trafikut”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Back to top button