Spasov: Gruevski dhe familja kanë vetëm një projekt, grabitjen sistematike të vendit

Në kolumnen e tij për “Utrinski Vesnik”, Gjorgje Spasov shkruan se projekti i vetëm i kryeminsitrit dhe familjes së tij është grabitja sistematike e Maqedonisë.

Sipas tij, Gruevski nuk e ka në plan të tërhiqet për të bërë qeverinë teknike e cila do të duhet që të organziojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai thotë se presionin ndaj Gruevskit mund ta bëjë ose bashkësia ndërkombëtare nëpërmjet bllokadave apo presioneve ose opozita me protesta dhe greva.

“Si mundet që Gruevski pas gjithë asaj që është dëgjuar nga goja e tij të bëhet kryeministër? Ai si një bandit rrugësh ka nxitur dhe organizuar njerëz për të dhunuar një funksionar të caktuar, me të vetmin qëllim hakmarrjen, të nënçmoj dikë që ka tentuar t`ia prish planet e tij të blerjes së tokës në Vodno. Ai nivel i banditizmin është e një lloji më të ulët. Të kishte pak turp, pas kësaj ai do ta ulte kokën dhe asnjëherë nuk do të paraqitej në politikë. Të ishim një shtet juridik, qysh prej sot ai do të ishte në paraburgim me akuzën e nxitjes, organizimit dhe kryerjes së dhunës dhe do të mbahej në paraburgim për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës”, shkruan Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button