Angellov proteston sot para Prokurorisë

Sot në ora 12.00 para Prokurorisë Themelore në Shkup, Stojançe Angellov i partisë “Dinjiteti” me qindra qytetarë tjerë do të protestojnë për shkak se drejtuesit e servisit publik të Radio Televizioni i Maqedonisë, pamundësojnë publikimin e ‘bombave’ të opozitës.

Stojanço Angellov i ‘Dinjiteti’-t dhe qindra mbështetës nëpërmjet protestave para ndërtesës së së prokurorisë do të kërkojnë edhe një herë që servisi publik, RTVM të publikojë ‘bombat’ e opozitës, të cilat përmbajnë biseda të funksionarëve të lartë shtetëror, përfshirë edhe vet kryeministrin Gruevski.

Angellov ditë më parë ofroi miliona për prokurorin i cili siç tha ai, do të urdhëronte arrestimin e kryeministrit Gruevski. Ai dorëzoi padi ndaj kryeredaktorit të RTVM-së Dime Ratajkoski për përzgjedhje të informacioneve dhe kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski për shpërdorim detyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button