Bie përfaqësimi në gjykata

Gjykata Themelore Shkupi 2, njëjtë sikurse shumë gjykata tjera, vazhdon të mos e njohë Marrëveshjen e Ohrit dhe përfaqësimin e drejtë. Në konkursin e fundit që kjo gjykatë tashmë ka mbyllur, janë punësuar 36 punonjës të rinj, 35 maqedonas dhe vetëm një shqiptarë. Madje, në vend se të rritet, tashmë për rreth 4 për qind është ulur numri i shqiptarëve në këtë gjykatë – nga 13 a ishte deri në fund të vitit, tashmë përfaqësimi i shqiptarëve ka rënë në pak më shumë se 9. Megjithëse nuk e mohojnë numrin e të punësuarve të rinj të pranuar, zyrtarët e gjykatës luajnë lojë fjalësh, konkretisht – thonë se akoma nuk ka përfunduar asgjë, pasi në vijim është afati për ankesa, shkruan KOHA.

“Procedura e konkursit ose shpalljes së fundit, që u hap për pranimin e 36 punonjësve të rinj, nuk është kompletuar. Për momentin vijon afati tetë ditësh i parashtrimit të ankesave. Pa u mbaruar ky afat, nuk mund të dalim me të dhëna konkrete që kanë të bëjnë me numrin e kandidatëve që kanë aplikuar ose që janë zgjedhur nga Komisioni përkatës ose me numrin e shqiptarëve që janë interesuar për konkursin në fjalë”, tha Sanja Tomiq, zëdhënëse e Gjykatës Themelore Shkupi 2.

Ndërkaq, të dhënat e Avokatit të Popullit zbardhin se Gjykata Themelore Shkupi 2 mund të evidentohet në listën e institucioneve shtetërore që janë pa drejtues shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button