Teatrin e fëmijëve e merr Çairi

Vendimi është marrë nga Këshilli Komunal pak kohë më parë, ndërsa pëlqimi është dhënë edhe nga Ministria e Kulturës. Koncepti i funksionimit të mëtejshëm të saj si një institucion lokal multimedial, është që përveç vënies në skenë të shfaqjeve teatrore në shqip e në gjuhë të tjera, të jetë edhe në funksion të sistemit edukativo-arsimor, duke u bërë pjesë për realizimin e programeve të shkollave dhe institucioneve të tjera të ngjashme të komunës, shkruan Koha.

Dhjetë vjet pas themelimit, Qendra teatrore për fëmijë dhe të rritur do të ndërrojë destinacion duke kaluar në varësi të Komunës së Çairit. Vendimi është marrë nga Këshilli komunal pak kohë më parë, ndërsa pëlqimi është dhënë edhe nga Ministria e Kulturës. Koncepti i funksionimit të mëtejshëm të saj, si një institucion lokal multimedial është që përveç vënies në skenë të shfaqjeve teatrore në shqip e në gjuhë të tjera, të integrohet edhe në sistemin edukativo-arsimor, duke u bërë pjesë për realizimin e programeve të shkollave dhe institucioneve të tjera edukative të komunës. Deri tani, kjo qendër – e themeluar në vitin 2004 me statusin e një organizate joqeveritare, ka vënë në skenë shfaqje teatrore, por buxheti ka qenë i kufizuar e për rrjedhojë, edhe kushtet për produksionin e shfaqjeve kanë qenë më të vështira. Numri i pjesëve teatrore dhe i premierave ka qenë i vogël, duke u reduktuar nga viti në vit, në rastet më të mira janë bërë nga dy shfaqje në vit, të cilat janë rivënë në skenë me dhjetëra herë gjatë një viti.

Ndërsa vitin e fundit, produksioni vjetor u reduktua me vetëm një shfaqje. Qendra teatrore për fëmijë është institucioni i vetëm i këtij lloji jo vetëm në Shkup, por edhe në Maqedoni që vë në skenë shfaqje për fëmijë në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button