Komunikacioni në aksin rrugor Prilep-Resnjë përsëri është ndërprerë

Në aksin rrugor A3 Prilep-Resnjë në unazën në Manastir, komunikacioni përsëri është ndërprerë për shkak të shembjes së dheut. Komunikacioni është riorientuar nëpër Manastir.

Siç lajmëron LAMM, komunikacioni nëpër rrugë të vendit zhvillohet nëpër rrugë të thata. Rekomandhet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button