VMRO- DPMNE: Askush nuk është rrahur e as ka përfunduar në hendek

VMRO-DPMNE reagoi sot ndaj pres konferencës së opozitës në komunën Qendër, ku u publikua bomba e 23 me rradhë. “LSDM me secilën pres konferencë të re po e tregon shqetësimin dhe pa fuqinë ku është nxënë.Është për keqardhje që aduti kryesor i LSDM-së nuk është programi, ideja dhe projekti, por materialet e prera, të montuara e krijuara dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Manipulimi është i dukshëm, LSDM do të nxjerr biseda që kanë të bëjnë me situata dhe rrethana tjera, do t`i montoj dhe ngjis dhe pastaj t`i tregoj në një kontekst të pasaktë i cili vetëm atyre i konvenon”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button