Po vjen Ford Vignale

Ford ka njoftuar për prodhimin e versionit luksoz Vignale Mondeo, anëtari i parë i linjës Ford Vignale.
Në dispozicion në dy versione të ndryshme, sedan dhe estate, Vignale përmban një dizajn unik të jashtëm dhe një pamje luksoze të brendshme me lëkurë të kualitetit të lartë, ngjyrë ekskluzive metalike Nocciola dhe dizajne speciale të rrotave, së bashku me shumë gjëra të tjera.

Në dispozicion për t’u para-porositur që nga muaji maj nëpër gjithë Evropën, Vignale Mondeo përmban gjithashtu teknologji duke përfshirë sistemin për detektimin e këmbësorëve, sistemin për anulimin e zhurmës së motorit dhe sistemin e informimit Sync2, transmeton Lajmi.net.

Vignale Mondeo do të ofrohet me motorët më të fuqishëm nga familja Mondeo, duke përfshirë një motor 210PS biturbo dizel 2.0 litërsh dhe një 180PS 2.0 litërsh turbodizel. Modelet do të jenë në dispozicion edhe me sistemin inteligjent të Ford, All-Wheel Drive. (iAWD)

Çmimet do të fillojnë nga $43,000.

Lajme të ngjashme

Back to top button