fbpx

Shqiptari që frymëzoi shokun e tij amerikan

Një faqe e njohur në Facebook i ka kushtuar një postim të veçantë një shqiptari që ka jetuar për një kohë të gjatë në Amerikë.  Faqja “Humans of New York” (Njerëzit e Nju-Jorkut) ka postuar dëshminë e një amerikani, i cili kat treguar se suksesin e jetës ia kushton motivimit që i dha kolegu i tij shqiptar.

“Kam punuar me këtë njeri për 16 vjet dhe më ka mësuar shumë për jetën. Ai erdhi këtu nga Shqipëria në moshë shumë të re dhe nuk fliste anglisht. 30 vitet e fundit ka bërë dy punë, në mënyrë që t’i sigurojë arsimimin më të mirë të mundshëm fëmijëve të tij. Nuk ka asgjë që ai nuk do të bënte për familjen e tij. Para se ta njihja, nuk e shtyja veten përpara aq sa duhej”, ishte përshkrimi i amerikanit.

Krijuesit e faqes ndalin njerëz në rrugët e Nju-Jorkut dhe ndajnë historitë e tyre, me qëllim që të frymëzojnë njerëzit gjithandej nëpër botë./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button