fbpx

Krujë, asgjësohen 1040 bimë kanabis sativa

Pas një operacioni antidrogë në zonën e Niklës në Krujë, ku janë zbuluar dy parcela me 1040 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, është vënë në pranga kryeplaku i fshatin Bura, 57-vjeçari Basri Tufa.

Me anë të njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se Tufa është arrestuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.

“Në kuadër të operacionit “START 2015” në një ullishte e pemëtore janë gjetur të mbjella në dy parcela me 1040 bimë të dyshuara si ato narkotike të llojit kanabis sativa, me një lartësi deri në 18 cm, ku është bërë marrja dhe sekuestrimi i mostrave përkatëse dhe asgjësimi e djegia e plotë e bimëve të gjetura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se Basri Tufa, në cilësinë e kryeplakut të fshatit Bura, nuk ka informuar uniformat blu dhe as ka dhënë ndihmën për identifikimin e pronarëve të këtyre parcelave.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button