Ekstraktet e farave të rrushit parandalojnë qelizat tumorale

Studimet nga Qendra për Kërkimet e Kancerit në Universitetin e Kolorados dëshmoi se ekstrakti farave

Shkencëtarët besojnë se ata që vuajnë nga kanceri kolorektal së shpejti do të jenë në gjendje ta refuzojnë ‘kimioterapinë’, ilaçin i cili në fakt shkakton kancerin.

Në krahasim me përbërësit bioaktiv, të ekstraktit të farave të rrushit, kimioterapia duket si një formë arkaike e trajtimit, veçanërisht nëse marrim parasysh faktin se kimioterapia dhe rrezatimi mund të shkaktojnë përsëritjen e kancerit, i cili është 10 herë më i fortë se kanceri i diagnostikuar më parë.

Këto trajtime vrasin qelizat e shëndetshme, por përbërësit e GSE, përfshirë edhe kurkuminin dhe resveratrolin, nuk ndikojnë në qelizat e shëndetshme, por shkatërrojnë qelizat e tumorit.

Ekstrakti farave të mishit (GSE- Grape Seed Ex-tract) është aq efikas, saqë mund të ndikojë në fazën e katërt të kancerit me një sukses të mahnitshëm, shkruan gazeta Start. Një nga mjekët e përfshirë në studim, tha se “nevojitet më pak se gjysma e koncentratit të GSE për ta ndalur rritjen e qelizave të kancerit në fazën e katërt në krahasim me koncentratin i cili arrin një efekt të ngjashëm në qelizat e kancerit në fazën e dytë”.

Studiuesit shpjegojnë se GSE sulmon mutacionet e shumëfishta në qeliza për ta eliminuar dhe ndaluar përhapjen e tyre në trup.

Vetëm 1.50-25o miligramë të GSE-së në ditë mund të kenë një efekt parandalues në kancerin kolorektal, ndërsa njëkohësisht ndikon në mënyrë parandaluese edhe tek një varg i sëmundjeve tjera. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button