‘Yjet’ që do shkëlqejnë në La Liga

Si një ndër ligat më të pasura dhe më interesante në botë, La Liga Spanjolle nuk e ka të vështirë t’i tërheq lojtarët më të talentuar në të gjithë globin.

Përveç talentëve të jashtëm, nuk mungojnë edhe talentët vendas të cilët janë rritur shumë në numër nga Barcelona dhe në të gjithë vendin, e kjo i jep mundësinë që ta përsërisin suksesin e madh edhe në vitin 2014.

Por kush janë emrat të cilët do ta ndriçojnë La Ligën në 2013/2014 ? Këto emra mund të jenë temë e bisedës së të gjithëve më së miri në Majin e vitit tjetër.

Isco, Real Madrid

Isco - K

Aftësitë super sulmuese të lojtarit nuk janë më sekret. Sezoni i mrekullueshëm që pati te Malaga i mundësoi 21 vjeçrit Isco ta realizojë ëndrrën e tij për të luajtur te Real Madridi, ku nuk humbi kohë për të impresionuar edhe këtë ekip me debutimin që bëri këtë fundjavë kundër Betisit. Përveç punës së madhe që ka si sulmues në Real Madrid, atë e pret detyrë e madhe që të arrijë të hyj në formacionin bazë të Spanjës, në Botërorin Brazili 2014.

Iker Muniain, Athletic Bilbao

Iker+Muniain+Cardiff+City+v+Athletic+Club+RgIEMz0FUw3l

Tashmë janë bërë 4 sezone të plota që ai po luan dhe është e pabesueshme që Munain po pret edhe 4 muaj për ditëlindjen e tij të 21. Me largimin e Llorentes dhe Bielsa’s, lojtari i cili kohën më të shumtë e kaloi duke luajtur në mesfushë tani do të duhet që të lëvizë përpara.Duke parë performancën e Muniain të dielën, kur ai shënoi gol në pjesën e dytë duke i mundësuar kështu Athletico’s fitore kundër Valladolidit, ai nuk do të ketë problem që të bëhet golashënues i rregullt i ekipit.

Federico Cartabia, Valencia

Federico+Nicolas+Cartabia+Valencia+v+AC+Milan+AWeZg_EvYSul

Valencia e filloi sezonin 2013/14 duke përfshirë një emër jo të njohur të një sulmuesi, Fede Cartabia, i cili është nga provinca e Argjentinës, Santa Fe. Ai ka vendlindjen e njejtë me Leo Messin dhe krahasimet kanë filluar qysh në dhjetor të vitit 2012. Ai me debutimin e tij kundër Malagës, i mundësoi edhe fitoren Valencias dhe kjo na tregon që pritet shumë nga ky lojtar.

Cristian Tello, Barcelona

Christian+Tello+FC+Barcelona+Training+Session+Teh9gM41Kh9l

Të futesh si lojtar sulmi në Barcelonë nuk do të jetë kurrë detyrë e lehtë. Sulmues të talentuar si David Villa dhe Gerard Deulofeu (në huazim) e kanë përjetuar këtë më së miri për shkak se kanë qenë gjithmonë në gjendje ta impresionojnë trajnerin nëse duan të luajnë lojën tjetër. Si 22 vjeçar, Cristian Tello është i urritur për futboll dhe ai e di që duhet ta bëj maksimumin e tij në çdo ndeshje sepse ka konkurrentë të fortë si Messi, Neymar, Alexis Sanchez dhe Pedro. 8 gola në 34 paraqitje janë një paraqitje e shkëlqyer për një lojtar nga akademia.Nëse ai mund ta mbajë këtë formë dhe vazhdon të impresionojë,Tello mund të ketë një vend në formacionin bazë të Martinos.

Lajme të ngjashme

Back to top button