Nuk kanë të ndalur rekordet e “Furious 7”

Rekordi i radhës për vazhdimin e shtatë të filmit “Fast & Furious” tregon suksesin e padiskutueshëm të këtij projekti.

“Furious 7” ka arritur që brenda vetëm 17 ditësh të kalojë shifrën prej një miliard dollarëve të fituar në gjithë botën, transmeton Koha.net.

Kështu, ky film ka kaluar edhe filmat më të suksesshëm deri tani në këtë aspekt, “The Avengers”, “Avatar” si dhe pjesën e fundit të filmave të Harry Potter.

Filmi është në rrugë të sigurt për një vend në maje të tabelës së ‘box-office’ në Amerikë e madje edhe pritet të jetë filmi më i shikuar i të gjitha kohëve dhe pritet të zëvendësojë filmat e James Cameroon, “Avatar” dhe “Titanic”.

Lajme të ngjashme

Back to top button