Putin: Kemi agjendë të përbashkët me SHBA-në

Rusia ka interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi tema të ndryshme të agjendës ndërkombëtare, është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin gjatë vizitës në televizionin shtetëror rus.

“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një agjendë të përbashkët”, theksoi presidenti Putin.
“Jemi në mosmarrëveshje për tema të ndryshme të agjendës ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë ka diçka që na bashkon, që na shtyn të punojmë së bashku”, shtoi ai.

”Bëhet fjalë për përpjekje të përbashkëta për ta bërë më demokratike ekonominë botërore, më të matur dhe më të balancuar, në mënyrë që ligji ndërkombëtar të jetë më demokratik”, deklaroi Putin.

“Ne jemi partner të besueshëm, sepse nuk luajmë si thonë të tjerët dhe nuk përshtatemi sipas situatës aktuale”, -tha Putin.

Ai theksoi se Rusia lirisht mund të konsiderohet si vendi kryesor në botë.

“Ka shumë gjëra që mundësojnë që Rusia të konsiderohet si vendi kryesor”, tha presidenti rus. Ai vuri në dukje se Moska është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara (SHBA), pa marrë parasysh se cili do të jetë president pas zgjedhjeve të 2016-s në SHBA.

“Do të punojmë me çdo president amerikan që zgjedh populli amerikan”, tha Putin.

Lajme të ngjashme

Back to top button