fbpx

Khamenei: Armatimi atomik iranian është mit

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha se koncepti i armatimit atomik iranian është fabrikim nga Shtetet e Bashkuara, për ta portretizuar Iranin si kërcënim.

Duke folur sot para komandantëve ushtarakë, Khamenei tha se Shtetet e Bashkuara, e jo Irani, është burim real i kërcënimit.

“Ata e kanë krijuar mitin e armatimit bërthamor, në mënyrë që ata të mund të thonë se Republika Islamike është burim i kërcënimit”, tha Khamenei, dhe ka shtuar se “jo, burim i kërcënimit është vetë Amerika”.

Ai theksoi se fuqitë botërore po i kërcënohen Iranit “ushtarakisht”. Këto komente u bënë derisa negociatat për programin atomik iranian, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, do të vazhdojnë javën e ardhshme në Vjenë, me synim që të arrihet marrëveshja finale deri në fund të qershorit. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button