Pak kosovarëve, u pranohet azili në Francë

Në Francë vitin e kaluar nga Shqipëria kanë kërkuar azil 2.996 persona, ndërsa kanë marrë përgjgje pozitive vetëm 663, ndërsa prej 2.775 kërkesave nga Kosova janë pranuar vetëm 617.

Nga 606 kërkesat nga Serbia janë miratuar 101 ndërsa nga Mali i Zi vetëm 9.

Më 2014 në Francë kanë kërkuar azil për herë të parë nga Maqedonia 161 persona, 19.5 për qind më pak në krahasim më 2013. Në 2014 janë shqyrtuar 238 kërkesa të azilantëve nga Maqedonia ndërsa prej tyre kanë fituar 15 prej tyre.

18 për qind e kërkesave për azil në Francë vijnë nga vendet e ish-Jugosllavisë, më së shpeshti rom me origjinë nga Maqedonia dhe Kosova.

Në nivel evropian Franca është në vendin e katërt pas Gjermanisë, ku kanë kërkuar azil 173 mijë persona, pas Suedisë dhe Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button