Thaçi përkujton dy vjetorin e marrëveshjes në Bruksel

Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar dy vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se nga ajo kohë është shtritë sovraniteti në tërë territorin e Kosovës, duke e quajtur këtë marrëveshje historike.

“Dy vite më parë e nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit me të cilën siguruam zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe evropianizimin e Ballkanit. Përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellë përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog. Në këtë përvjetor dëshiroj ta përkujtoj Enver Zymberin, i cili e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, por prej të cilit edhe lindi procesi që shtriu pushtetin e Kosovës gjithandej vendit dhe afroi Kosovën në prag të BE-së. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button