Ramiz Merko zgjidhet kryetar i BDI-së të Strugës

Me 64 vota pro, dhe katër të pavlefshme, Kuvendi zgjedhor i BDI-së në Strugë, ka zgjedhur Ramiz Merkon për kryetar të degës së kësaj partie në Strugë. Në Strugë, në prezencën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe eksponentëve të lartë të kësaj partie  ka nisur  me punë Kuvendi zgjedhor i degës së Strugë, në prezencën e 68 kuvendarëve nga 85 sa numëron ky organ partiak pas verifikimit.

Ashtu siç edhe u paralajmërua, këtë aktivitet partiakë e bojkotoi Arben Labënishti ,si dhe një pjesë e kuvendarëve që njihen si mbështetës së tij. Në fjalën e tij lideri i BDI-së,Ali Ahmeti para kuvendarëve dhe mysafirëve foli për një sërë çështjesh të aktualitetit, duke filluar nga çështja e integrimit ,aferës së përgjimeve si dhe për përcaktimet programore të BDI-së integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO që sic tha  janë të ndërtuara që tu mbijetojnë decenieve.

Ndërkohë, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në parti pas dorëheqjeve ,  Ahmeti potencoi se BDI është një parti  e hapur që promovon mendimin ndryshe në funksion të unitetit. Sipas Ahmetit BDI, nuk do të kishte këtë mbështeteje në rast se nuk do të kishte këtë qasje unifikuese .Ai në fund të fjalës së tij i uroi sukses kryetarit të degës së Strugës, duke i thënë se ne të gjithë i kemi sytë nga Struga./Strugalajm

 

Lajme të ngjashme

Back to top button