Migrantë sirianë janë gjetur në fshatin Marvinci

Shtatë migrantë, shtetas të Sirisë, janë gjetur dje pasdite në fshatin Marvinci.

Siç njoftoi MPB-ja, nëpunësit policorë nga kalimi kufitar i Bogorodicës kanë ndaluar një automjet “Fiat Dukato” me targa  të Strumicës, të drejtuar nga Z.N.  nga fshati Vrajkovci, i Vallandovës, në të cilin janë gjetur refugjatët.

Z.N. është arrestuar dhe është dorëzuar në stacionin e policisë në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme, derisa shtetasit e huaj do të dorëzohen në Qendrën e pranimit të të huajve – Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button