Al Pacinoja u kthehet roleve të vjetra me “Danny Collins”

“Si mendon se do të përfundojë filmi i cili sillet në mendjen tënde?”, e pyet djaloshi i braktisur Tom Donnelly të atin e tij, yll i rockut.

Është moment që tregon kurajë, siç është “Danny Collins”, një film që duhet ta pranojmë se është klishe. Ekziston një shprehje e vjetër që thotë: “është këngëtari e jo kënga”. Prandaj filmi “Danny Collins” dhe personazhi me të njëjtin emër dëshmon se kjo është e vërtetë. Nuk ka asnjë befasi në këtë film, por i tëri bazohet në kualitetin e performancës.

Tom (Bobby Cannavale), baba punëtor i cili ka një vajzë të llastuar, gruan shtatzënë me një lloj të rrallë të leukemisë, e vjedh secilën skenë ku paraqitet, edhe aty kur duhet të përballet me Al Pacinon.

Përfshirja e Pacinos në këtë projekt mund të jetë alarm, i cili luan sipas aftësive të tija, të cilat me vite nuk i kemi parë. Performanca e tij në rolin e një rockeri të viteve ’70 (mendo për Neil Diamond ose Billy Joel) është menduar të jetë shaka, shkruan sot “Koha Ditore”.

Poshtërimi që do të përjetoni teksa shihni Pacinon të sillet rreth skenës në këngën “Sweet Caroline”, duket si goditje e qëllimshme. Kjo është një pjesë e rëndësishme, të cilën nuk e gjejmë, të themi në filmin e vitit 2013 të Pacino, “Salome”.

Fansat e Danny Collins mund të jenë të vjetër dhe në pension – të mos jenë në gjendje të zënë vendet e para në koncertet e tij – por ata ende e duan atë. Ndërsa tani e tëra çka i nevojitet atij është t’u ikë zakoneve të vjetra. Në ndejën e organizuar në shtëpinë e madhe të Collinsit, pasi modelet të ikin, e disa prej tyre i zë gjumi, menaxheri i tij (Christopher Plummer) i jep një dhuratë për ditëlindje.

Vite më parë John Lennon i kishte dërguar Collinsit letra të shkruara me dorë, të cilat ai nuk i kishte parë për dekada me radhë. Përmbajtja e këtyre shënimeve e lëndon. Sikur t’i kishte lexuar në kohën kur ai ia kishte dërguar, ai mendon se jeta e tij nuk do të ishte një paradë e zbrazët mes kokainës dhe të dashurave të shumta. Pas kësaj, ai ndalon tërë planet që ka dhe nis “Turneun e shpagimit”, transmeton Koha.net.

Ndalesa e parë dhe e vetme është Blue Collarsville, në New Jersey, ku ai vendoset në një hotel jo luksoz. Ai mbledh njerëz rreth vetes dhe sillet si i fortë para atyre që punojnë në hotel dhe nis të flirtojë me menaxheren (Annette Bening). Ai merr një piano në dhomën e tij dhe fillon të shkruajë melodi për herë të parë pas 30 vjetësh.

Qasja e tij me të birin, gruan e tij dhe mbesën, të cilët i ka injoruar për një kohë të gjatë, shumë shpejt ndryshon. Ai nis të shoqërohet me gruan e djalit të tij (Jennifer Garner) dhe me mbesën me çrregullime në sjellje. Në fillim ata kundërshtojnë tentativat e tija zemërgjera, por kur autobusi i tij i madh i turneut ndalet para shtëpisë, për ta dërguar mbesën në një prej shkollave më prestigjioze të Manhattanit, prindërit nuk mund të thonë jo.

Megjithatë Collins është një hap para tyre. “Paraja nuk e blen shpagimin, unë prapë do të shkoj në ferr. Kështu që të gjithë jemi fitimtarë”, thotë ai.

“Danny Collins” është filmi i parë si regjisor i Dan Fogelman, i cili më parë kishte shkruar skenarët e filmave “Cars”, “Crazy, Stupid, Love” dhe për filmin i cili nuk mori kritika të mira “The Guilt Trip”. Ai ka një metodë ndryshe të punës dhe disa gjëra i lë në dorë të aktorëve. Nëse flasim për gjysmën e flirtimit që Collins bën me menaxheren e divorcuar, është krejtësisht modeli i tyre.

Por pavarësisht natyrës së parashikueshme të filmit dhe zotimeve të panevojshme që kanë të bëjnë me historinë e John Lennon (një incident i vërtetë që shumë pak i kushtohet rëndësi në këtë film), në fund të bën për vete. Teksa babai dhe i biri presin rezultatet mjekësore, do të ishte një skenë interesante sikur të krijonte emocion tek unë.

Oh e urrej veten, aq sa në momentin kur Tomi e kundërshtonte babanë e tij kur ai u rikthye në jetën e tij pas aq shumë vjetësh, por edhe unë, sikur Tom në mënyrë sekrete, po besoj se jemi ndarë të kënaqur që ai u kthye.

Lajme të ngjashme

Back to top button