Ronaldo makinë rekordesh , 50 gola për të 5 sezon radhazi

Cristiano Ronaldo dhe rekordet është një telenovelë që nuk mbaron. Goli që shënoi në fund ndaj Malagas, ishte i 50 për të në këtë sezon, është viti i pestë radhazi që Ronaldos arrin kuotën e 50 finalizimeve. Me të vërtetë i frikshëm.

Me 39 gola në kampionat, Ronaldo udhëheq klasifikimin e golashënuesve të La Ligas, me 4 gola më shumë se rivali i tij i madh Lionel Messi. Përvec golave në Primera Division, në këtë edicion ka shënuar 8 herë në Champions League, 2 gola në Superkupën e Europës dhe 1 në Kupën e Mbretit, transmeton Supersport.

Fenomeni i Realit nuk ja ka dalë të shënojë 50 gola në një sezon, vetëm në edicionin 2009-2010, në sezonin e tij të parë te Los Blancos, kur u ndal në 33 finalizime. Që atëherë Ronaldo është një makinë e vërtetë golash, ka tundur rrjetën plot 169 herë në 5 sezone, duke arritur kulmin me 60 golat e shënuar në 2011-2012.

Në këtë mënyrë Roanldo vijon vrapin drejt një tjetër rekordi, atij për tu bërë goleadori i parë në gjithë historinë e Realit. Luzitani në klasifikimin e golashënuesve më të mirë në gjithë historinë e Los Blancos gjendet në vendin e tretë, para tij janë dy legjenda si Alferdo di Stefano me 308 gola dhe Raul me 323 gola. Nëse vijon me këtë hap është e lehtë të imagjinohet se që vitin e ardhshëm Ronaldo mund të bëhet mbreti absolut i golit me fanellën e bardhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button