SHBA-të: Nuk duam që Rusia të na arrijë në forcë dhe aftësi ushtarake

Komandanti i forcave amerikane në Evropë, Frederick Ben Hodges tërheq vërejtjen që NATO të mbetet unike shkaku i “kërcënimit real” që paraqet Rusia.

Ky nuk është vetëm supozim. Kërcënimi rus ekziston, deklaroi gjeneral-koloneli amerikan për gazetën britanike Daily Telegraph.

“Keni ambasadorin rus, i cili kërcënon Danimarkën se do të bëhët shënjestër e armëve bërthamore nëse ajo inkuadrohet në çfarëdo programi të mbrojtjes kundëraketore. Dhe kur shikoni mënyrën e pasigurt të aeroplanëve ushtarakë rus se si fluturojnë me transponderë të shkyçur afër aeroplanëve civilë, kjo nuk është profesionale”, tha ai, transmeton lajmi.nt.

‘Nuk mendoj që konflikt ushtarak është i pashmangshëm, por duhet të jen të aftë ushtarakisht për të mundësuar diplomaci efikase. Siguresa më e mirë nga konflikti është uniteti i vendeve anëtare të NATO-s”.

Hodges e ka marrë detyrën e komandantit të forcave amerikane në Evropë para një viti, kur pikërisht SHBA-të tërhoqën edhe tankun e fundit të tyre nga kontinenti ynë.

Por, tash amerikanët po dërgojnë sërish tanke dhe autoblinda të tjera, ndërsa gjenerali Hodges po bisedon me ushtritë e disa vendeve për stacionimin e tyre.

Ai i bëi një vështrim edhe trendit të uljes së buxheteve ushtarake, duke thënë se mendon që secili shtet duhet të pyes veten se a është shfrytëzues apo dhënës i shërbimeve të sigurisë dhe sa kontribuon për NATO-n.

Në anën tjetër, Rusia gjatë viteve të fundit ka investuar shumë në modernizimin e ushtrisë së saj. “Ne nuk duam të jemi të barabartë në arenën e luftës me këdo. Ne duam të jemi më të fuqishëm në çdo rrafsh. Nuk jemi duke ngecur krahasuar me Rusinë, por është e vërtetë se ajo po na arrin në aftësi të caktuara luftarake. Nuk duam që të na arrijë”, tha ai, duke shtuar s përvojat e fundit të luftës në Ukrainë dëshmojnë që Moska ka bërë hapa të mëdhenj sidomos në luftën elektronike.

Por, gjenerali Hodges megjithëkëtë mendon se nuk do të ndodhë konflikti direkt me Rusinë. “Moska nuk dëshiron luftë të hapur me NATO-o. Ne jemi aleanca më e suksesshme në histori dhe kemi fuqi të madhe, kurse Rusia nuk dëshiron të rrezikojë”.

Por, ai e sheh rrezikun në “metodat tjera” që Rusia do të mund t’i përdorte për të bërë presion mbi vendet anëtare të NATO-s që kufizohen me të. “Rusia nuk dëshiron të lejojë që temperatura të arrijë në temperaturën e vlimit prej 1`00 gradëve Celsius, dhe përpiqet ta mbajë në 90-95 gradë. Ekzistojnë presionet informative, ekonomike, mos përfillja e kufijve… Presioni mund të bëhet me mjete të ndryshme. Ata nuk duan sulm të hapur, duan të krijojnë aso situate kur nuk do të ekzistojë harmonia në mesin e 28 anëtareve të NATO-s lidhur me atë se çka paraqet sulm të hapur”, vlerësoi Hodges.

Mirëpo, ai insiston se NATO mbetet unike kur bëhet fjalë për agresionin e mundshëm rus. “Në qoftë se Putin synon të prish unitetin e aleancës sonë, atëherë ai është nisur rrugës së gabuar. Në samitin e Uellsit kam parë një unitet [farë nuk e kemi pasur asnjëherë më parë, si pasojë e aneksimit të Krimesë dhe nxitjes së konflikteve të armatosura në Ukrainën lindor. Ky unitet ishte përgjigje direkte ndaj veprimeve dhe sjelljeve ruse rreth Krimesë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button