NATO, gati avionët për në Siri

Sipas NBC-se, numërimi së prapthi për ofensivën në Siri ka filluar dhe nga sulmi i shumëdiskutuar mbi regjimin e Bashar al Assadit, mund të na ndajnë vetëm pak orë.

Në fakt, rrjeti televiziv amerikan pretendon së goditja e pare do të jepet të enjten e mësymja do të zgjasë tre dite. Pas përdorimit të gazit helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket së koha e negociatave kishte marrë fund.

Amerika flet për kapërcim të vijës së kuqe dhe ekspertet paraqesin tre skenarë të mundshme për sulmin. Në fillim renditet vendosja e një zone të ndalim-fluturimit, qe do të thotë bllokim i qarkullimit ajror në një zone të caktuar.

Helikopterët dhe avionët bombardues të Bashar al Assadit nuk do të ngrihen dot në ajër e për rebelet kjo do të ishte një ndihme e madhe. Së dyti vijnë goditjet më raketa Kruiz të cilat mund të shkatërrojnë aerodrome ushtarake e të dobësojnë kapacitetet ajrore të Sirisë.

Amerika ka të stacionuar ndërkohë në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse qe janë në gatishmëri. së fundi, do të nise furnizimi i rebeleve më arme, gjë të cilën Washingtoni deri më tani, nuk e ka bere zyrtarisht, por është mjaftuar vetëm më ofrimin e ndihmës mjekësore. Megjithatë një skenar i tille do të kërkonte kohe, sepse për armët moderne amerikane, kundërshtarëve të regjimit do t’u nevojitet trajnim.

Britania e Madhe ndërkohë është duke përgatitur një draft rezolute për Këshillin e Sigurimit, e cila të autorizoje marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e civileve në Siri. Dokumenti do t’u paraqitet 5 anëtareve të përhershëm të Këshillit, të çileve sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban ki Moon u kerkoi të reagojnë si një trup i vetëm dhe të gjejnë unitetin për të vepruar. (TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button