Katër të vdekur nga vezët e pashkëve në Serbi

Tre persona kanë vdekur natën ndërmjet së premtes e së shtunës, ndërsa edhe një tjetër mëngjesin e së dielës në azilin për pleq në Vraniq, afër qytetit Çaçak.

Dyshohet se gjithsej janë të infektuar 41 persona të cilët kanë konsumuar vezë të pashkëve ortodokse gjatë ditëve të shkuara.

Ata besohet se janë helmuar me bakterin salmonela, që dyshohet të ketë qenë e pranishëm në vezë që nuk janë zier sa duhet.

Si raporton agjencia Tanjug, në spital gjenden edhe shtatë persona të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button