fbpx

Nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë Shefik Duraku jep dorëheqje

Shefik Duraku, nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë, sot ka kumtuar publikisht dorëheqjen e tij prej posteve partiake në BDI.

“ E kam kumtuar edhe para anëtarëve të Degës dhe organeve partiake dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të degës së BDI-së në Haraçinë, por sot po e rikonfirmoj edhe në opinion edhe atë pikërisht sot për t`ia shtuar fuqinë zërit të pakënaqësive për mënyrën e organizimit partiak të BDI-së në përgjithësi e në veçanti mënyrën e funksionimit në nivel të degëve.

Unë si një aktivist që nga themelimi i BDI-së shpreh publikisht pakënaqësinë time jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik. Unë mbetem një aktivist i denjë i orientimit politik të BDI-së, por jo në shërbim të klaneve”, shkruan Duraku

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Te gjithe duhet te kerkojne pergjegjesi prej ministrave dhe deputeteve qe miratuan shume ligje ne dem te Miletit dhe shkaktuan kaos ne ekonomi, arsim,kulture ,veteqeverisje lokale, ne uzurpim te vakefeve etj etj

Back to top button