E dielë e zezë, 700 të mbytur në brigjet italiane

Të paktën 700 emigrantë kanë mbetur të vdekur 73 milje në veri të brigjeve libiane, pranë ishullit të Siçilisë, në një tentativë për të mbërritur në Itali mesnatën e kaluar. Ata ishin në bordin e një peshkarexheje rreth 30 metra të gjatë, e cila është fundosur teksa po i afrohej një anijeje tjetër, informon Portali Albeu.

Kjo është edhe mbytja më e madhe në historinë e emigracionit.

Nga ngjarja kanë mundur të mbijetojnë vetëm 28 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button