fbpx

Petkovski: Nëse nuk jep dorëheqje Gruevski atëherë do të ketë protesta masive

Lideri I PRSD-së, Tito Petkovski thotë se politika të cilën e udhëheqë Nikolla Gruevski nuk i bën mirë as shtetit as partisë.

“Nëse pas këtyre audio inçizimeve komprimituese nuk tërhiqet qeveria atëherë është e mundshme që nga muaji i ardhshëm të fillojnë protesta masive për të larguar Nikolla Gruevskin”, tha Petkovski.

Sipas një koncepti dhe strategjie të veçantë, PRSD-ja propozon daljen nga kriza në të cilën gjendet Maqedonia, deklaroi Tito Petkovski gjatë një tribune në Tetovë. Ai thotë se si parti politike ndjejnë përgjegjësi për të marrë pjesë në zgjidhjen e krizës ndërkohë që pretë edhe inkuadrimin edhe të partive tjera.

“Mendojë se opozita është e diskriminuar dhe është përjashtuar nga jeta politike. Demokracia është flakur dhe jeta politike në vend imponohet nga vullneti I një njeriu”, tha Tito Petkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button