Drita shton shanset për mbijetesë

Xhiroja e 22-të e Ligës së Dytë të Maqedonisë filloi të shtunën, ndërsa nuk kishte asnjë ndeshje të cilësuar si derbi, përveç asaj të zhvilluar në mes Makedonija Gj.P dhe Vëllazërimit, e cila ndeshje ka përfunduar me rezultatin 1:0, gol i shënuar në kohën shtesë.

Në Bogovinë Drita ka befasuar liderin e tabelës, Shkupi duke e mundur me një gol të shënuar nga Ylber Luma në minutën e 43-të. Për ekipin e Dritës tri pikët e fituara janë shpresë se deri në fund të këtij kampionati ku kanë mbetur edhe pesë xhiro, doarrijnë të marrin pikë të mjaftueshme për të siguruar ekzistencën, ndërsa për ekipin e Shkupit kjo disfatë nuk ka ndonjë rol të madh, pasi me 46 pikë pothuajse janë të sigurt në kualifikimin e Ligës së Parë.

Rezultatet: Drita – Shkupi 1:0, Napredoku – Mlladosti 1:2, Makedonija Gj.P – Vëllazërimi 1:0
Sot luajnë: Kozhufi – Gostivari, Skopje – Euromilku.

Tabela: 1.Shkupi 46 pikë, 2.Mlladosti 39 pikë, 3.Makedonija Gj.P. 34 pikë, 4.Gostivari (-1 lojë) 33 pikë, 5.Kozhufi (-1 lojë) 30 pikë, 6.Vëllazërimi 30 pikë, 7.Skopje (-1 lojë) 28 pikë, 8.Euromilik (-1 lojë) 25 pikë, 9.Drita 23 pikë, 10.Napredoku 9 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button