Gomez joshet nga George Clooney

Duket se është lodhur nga romancat me tinejxher. Selena Gomez këngëtarja e cila ishte në lidhje për shumë kohë me Justin Bieber ka pranuar haptazi se joshet nga ylli hollivudian George Clooney.

Këngëtarja ka theksuar se është e interesuar të futet në lidhje me dikë më të moshuar. Ajo kohë më parë pati deklaruar se ‘çmendet’ edhe pas yllit të Percy Jackson, Logan Lerman, por tani duket se e ka ndryshuar mendjen pasi sytë i ka kthyer kah Clooney.

“Dikur ishte Logan Lerman ndërsa tani padyshim që është George Clooney”, ka deklaruar 19-vjeçarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button