fbpx

Me dietë të lëngshme deri te zgjidhja e problemeve

Dieta e lëngshme ka shujta që nuk janë më të pasura se 800 kalori dhe funksionon në mënyrë fantastike.

Counterweight, programi testues britanik i dobësimit ka shpëtuar jetët e shumë njerëzve, ndërsa bëhet fjalë për dietën me ushqim të lëngshëm, e cila është jashtëzakonisht efikase për heqjen e kilogramëve dhe kthimin e organizmit në gjendje normale.

Programi tremujor i ushqyerjes me dietë të lëngshme është i bazuar në shujtat e lëngshme të balancuara, ushqyese dhe të lehta të cilat nuk janë më të rënda se 800 kalori. Mënyra e tillë e ushqimit është veçanërisht efikase tek diabetikët, tek të cilët edhe është provuar së pari.

Edhe pse shumë nutricionistë besojnë që ushqimi i lëngshëm nuk është zgjidhja më e mirë sepse me të humbet shumë shpejt në peshë, kjo në fakt është pasojë e ndërrimit të shpejt të materieve në organizëm, i cili nuk mundohet me tretjen e ushqimit të rëndë.

Njerëzit kanë nevojë për një kohë për t’u mësuar në ushqimin e lëngët, sepse ai i jep ndjenjë të veçantë të ngopjes, transmeton Koha.net. Tek një e treta e vullnetarëve të cilët kanë kaluar në këtë mënyrë të ushqyerjes ka ardhur deri te humbja e 15 deri 20 kilogramëve të cilët nuk janë kthyer për një vit.

Nga ana tjetër, danezët këtë dietë e kanë aplikuar tek njerëzit që kanë osteoartrit të gjunjëve, dhe pas dietës 60 për qind e të sëmurëve kanë ndjerë më pak dhimbje në gjunjë, është përmirësuar lëvizshmëria dhe kanë humbur kilogramët e tepërt. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button