fbpx

One Plus të hënën vjen me…?

OnePlus do ta bëjë një prezantim zyrtar të hënën, më 20 prill. Prodhuesi tashmë i njohur e ka bërë këtë njoftim përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter.

Debutimi i plotë i pasardhësit të OnePlus One nuk pritet të bëhet në këtë ngjarje, sepse OnePlus Two thuhet se do të prezantohet në treg në tremujorin e tretë të këtij viti, por pritet që kompania të jap më shumë detaje për telefonin e saj të ri.

Një taktikë të ngjashme OnePlus e pati bërë edhe me modelin One – kur e kishte prezantuar zhvillimin e telefonit në fillim të muajit mars të vitit të kaluar, ndërsa e kishte debutuar atë në treg gjatë muajit prill.

OnePlus Two pritet të vijë me procesorin e Qualcomm Snapdragon 810 SoC, 3GB RAM, dhe kamerën me 16MP. Sipas raportimeve të shumta thuhet se gjenerata e dytë e telefonit të OnePlus do të kushtojë më shumë se paraardhësi i tij. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button