fbpx

Lori paralajmëron duet me Shpat Kasapin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lori, në emisionin “Sot” në KTV ka paralajmëruar projektet e reja për verën e vitit 2015.

Ajo ka treguar se do të realizojë një bashkëpunim me këngëtarin shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, dhe duetin tjetër me dy reperë kosovarë.

“Do të realizoj duet me Shpat Kasapin. Ai ka karrierë të gjatë dhe më ka pëlqyer si bashkëpunim. Kënga do të jetë për verë”, ka thënë Lori.

Ajo ka shtuar se me reperët kosovarë të Klanit Shqiptar bashkëpunimi do të vijë më vonë, ndërsa kënga është realizuar nga Florent Boshnjaku.

“Bashkëpunimi me reperët e Klanit Shqiptar do të jetë këngë ritmike dhe e dedikuar për sezonin veror”, ka shtuar këngëtarja e njohur.

Ajo po ashtu u shpreh e kënaqur me pritjet që i janë bërë këngës së saj të fundit, “Me ty nuk flas”./ Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button