VIP-at shqiptare të miqësuara me ndërhyrjet kirurgjike (Foto/Video)

Nuk je e kënaqur me të pasmet, gjoksin, buzët, mollëzat, hundën, apo çfarëdo pjese tjetër të trupit?! Më nuk është brengë e as shqetësim. Fare thjeshtë mund të kthehesh në një figurë “seksi” dhe të “rrallë”.

Kirurgjia estetike, njëra nga llojet e kirurgjisë plastike, është bërë një nga mjetet kryesore për zbukurimin e VIP-ave në mbarë botën. Bisturia duket se është objekti kryesor që po ndihmon femrat të jenë më të bukura në pasarelat e improvizuara jetës së tyre.

Në ditët e sotme, në sajë të zhvillimit të teknologjisë është mjaftë lehtë të bëhen bashkë dy versionet e emrave të mëdhenj të skenës, për të identifikuar ndryshimet.

Michel Jackson ishte i njohur jo vetëm si mbret i pop-it, por edhe artisti i cili për 30 vjet iu nënshtrua 100 operacioneve plastike për të arritur perfeksionin, të cilin përveç se nuk ia doli, ai vdiq me pamjen më të keqe që mund të kishte menduar.

Por, si do dukej Michael Jackson sot, pa operacione plastike?

Shumë personalitete të njohura kanë treguar se nuk mund të pranojnë defektet e tyre, duke ndryshuar pamjen, falë ndërhyrjeje kirurgjikale. Operacionet plastike më nuk janë klishe, por realitet dhe më askush nuk e mban të fshehtë për ndërhyrje të tilla, që transformuan pamjen e tyre. Në botë thuajse të gjitha femrat e njohura kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre, rrugës së këtyre femrave kanë shkuar edhe femrat e ekranit dhe artistet shqiptare.

Nuk je “in” nëse nuk posedon vija seksi, të paktën, këtë përshtypje të “falin” këngëtaret tona, të cilat nuk po përtojnë që në masë të madhe t’iu nënshtrohen operacioneve të ndryshme kirurgjike.

Ky “trend”duket se nuk ka të ndalur edhe tek artistet e reja shqiptare.

Debutimi i saj si këngëtare ishte me shumë bujë. Kënga e parë e Erës u bë hit në një kohë të shkurtër dhe dëgjohej gjithandej, ndërsa vetë këngëtarja e re filloi t’u bëhet konkurrencë këngëtareve me karrierë për shkak të klikimeve në rrjetet sociale.

Edhe pse e re në moshë, këngëtarja para se të hynte në treg, duket se e ka ditur që skena kërkon estetikë dhe kurim të imazhit. Megjithatë stili i Erës ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët menjëherë i dhanë mbështetje.

Por, si është dukur Era Istrefi pak para se të debutonte në skenën muzikore? Duke shikuar fotot nga viti 2012 deri në 2014 vërejmë ndryshime drastike. Nëse i krahasojmë të dy versionet, padyshim që këngëtarja sot duket më bukur, pasi ndërhyrjet janë bërë në përmasa normale.

Një ndryshim nëpër kohë vërejmë edhe te këngëtarja e njohur, Enca Haxhia. Nuk po flasim për ndërhyrje të mëdha kirurgjike te këngëtarja, pasi ato duken të jenë vetëm tek buzët. E nëse i shikojmë këto foto, mund të vërejmë qartë se buzët e Encës, kanë pësuar pak ndryshim. Ndryshe, këngëtarja padyshim arriti që me ndryshim të stilit, të depërtojë në skenën muzikore shqiptare. Më së miri e tregon videoklipi i këngës “A po t’pelqen”.

Një shndërrim total, është vërejtur edhe te “bukuroshja” Morena Taraku. Nga një vajzë e thjeshtë dhe simpatike, Miss Kosova, është shndërruar në një “super vajzë”. Edhe pse dikur ajo u vlerësua për bukurinë natyrale, kjo duket të mos i ketë mjaftuar Morenës. Buzët, mollëzat, hunda, dhe gjoksi, kanë pësuar ndryshime tek ajo. Tani, Morena, besojmë se fuqishëm ndjehet më e “fortë”, kjo pasi që ajo veten e saj në pasqyrë e sheh siç edhe e kishte ëndërruar dikur.

Modelja së fundmi edhe këngëtare, duket se nuk ka të ndalur me ndërhyrjet estetike. Pas shumë ndryshimeve, së fundmi, Missi Kosovar, vazhdon të çudisë me buzët e saj, të cilat nga fryrja e tepërt kanë bërë që fansat ta ironizojnë atë.

Edhe këngëtarja e re shqiptare dhe shumë e pëlqyer, Dhurata Dora, ka kohë që po shfaqet shumë e bukur në fotografi të reja, Krahasimet që fansat u kanë bërë fotove të tanishme nga fotot e kaluara duke se kanë nxitur kritika ndaj saj.

Këngëtarja është përfolur për disa ndërhyrje kirurgjike në fytyrë dhe se tashmë ka ndryshuar. Tani edhe pas krahasimeve vërehet se këngëtarja mund të ketë qenë pjesë e trajtimeve të ndryshme.

Këngëtarja shkupjane, Adelina Tahiri, ka kryer disa operacione kirurgjike. Ndryshimi i saj vërehet dukshëm, nëse marrim dhe krahasojmë disa foto të viteve të mëparshme me këto të fundit.
Adelina, duket se nuk ka qenë e kënaqur me pamjen e saj, sikurse shumë kolege të saj, andaj edhe iu është nënshtruar disa operacioneve.

Personazhet të cilat hyjnë në këtë pjesë janë të shumtë, të cilët përfolën më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite.


Rrugëtimi i tyre, fëmijë- adoleshentë-i rritur, shoqërohet me një histori që secili mbart në vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në fotot dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot.
Prandaj, shumë të vërteta që vetë fytyrat publike i mohojnë sa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mfal Po sqenke shum e informuar sepse Michael Jackson ato nderhyrje i beri sepse gjat nje reklame per persin qe Po bente i ndodhi nje aksident dhe i moren flak floket dhe pak nga pak ai u be i bardh sepse kishte nji semundje lekure qe quhet vitiligine …kte e din te gjith duhet te informohesh me mire her tjeter.

Back to top button