Bavarezët vazhdojnë me fitore

Bayern Munich është shumë pranë titullit të Bundesligës, pasi shënoi fitoren e radhës kundër Hoffenheimit me rezultat 2:0.

Golin e parë e shënoi Rode dhe të dytin Beck 90+3.

Pas kësaj fitoreje Bayerni e përforcon pozitën e parë me 73 pikë, 13 më shumë se sa Wolfsburg që gjendet në vendin e dytë.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Dortmundi që deklasoi Paderbornin me rezultat 3:0.

Golat për Dortmundin i realizuan Mkhitaryan, Aubameyang dhe Kagawa.

Pas kësaj fitoreje Dortmund renditet në vendin e tetë me 36 pikë.

Në ndeshjet tjera fitore kanë shënuar edhe Leverkuzen dhe Mainz, ndërsa Koln dhe Hertha Berlin kanë barazuar pa gola 0:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button