fbpx

Barcelona fiton me dy gola, një në fillim e një në fund (Video)

Skuadra e Barcelonës ka bërë një hap të madh drejt titullit të La Ligës, pasi në Camp Nou ka mposhtur Valencian me rezultat 2:0.

Golin e parë e ka shënuar Luis Suarez në minutën e parë të takimit, ndërsa Valencia kishte mundësi që të barazonte rezultatin në minutën e 10’të, por Bravo arriti të mbronte penalltinë e Parejos.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli edhe Leo Messi, i cili shënoi golin e dytë për Barcelonën.

Pas kësaj fitoreje Barcelona përforcon pozitën e parë me 78 pikë, 5 më shumë se sa Reali që luan më vonë kundër Malagas në Santiago Bernabeu.

Lajme të ngjashme

Back to top button