Stavrevski  e ofendon rëndë Janakievskin në përgjimet e fundit

Partia opozitare maqedonase LSDM-ja në publikimet e fundit të përgjimeve në  Shtip prezantoi dëshmi se ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski ka kërkuar 2 milion euro për subvencionimin e Aeroportit TAV-Maqedoni.

Në bisedën telefonike mes ministrit të financave, Zoran Stavrevski dhe ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, dëgjohet në një moment ministri Stavrevski,i cili ministrin e transportit Janakievski e kualifikon me këto fjalë: “Mile është bërrllog i madh, ai është kopil që manipulon me njerëzit dhe tani më bën presion që 2 milion euro t’i jap TAV Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button