fbpx

Kadiq: Gruevski të tërhiqet dhe të nxirret para gjyqit

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij, duhet të tërhiqen, dhe se herët apo vonë, do t’i dorëzohet gjyqit për veprimet e tija, tha udhëheqësi i Projektit Evropa Juglindore i Fondacionit “Friedrich Erbert”, Daniel Kadiq, për agjencinë bullgare të lajmeve “BGNES”.

“Momentalisht kemi një përkeqësim serioz të situatës në Maqedoni. Bëhet fjalë për regjim populist dhe autokrat, i cili vazhdimisht i bën presion opozitës dhe i ndjekë njerëzit që nuk pajtohen me qeverinë Gruevski. Jemi dëshmitarë të ndjekjes e përgjimit masiv të qytetarëve, gazetarëve dhe opozitës. Përkeqësim të lirisë së shprehjes. Shikoni vetëm se në cilin vend është ranguar Maqedonia, sa i përket lirisë së shprehjes. Shikoni sjelljen e kryeministrit Gruevski, ka marrë mito ne vlerë prej 20 milionë euro”, ka thënë zoti Kadiq.

Sipas tij, pushteti i Gruevskit është diktatorial dhe nëse vazhdon me këtë diskurs, nëse BE-ja dhe Parta Evropiane Popullore do t’i mbyllë sytë para këtij problemi, situata do të përkeqësohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button