fbpx

PDSH e Reformuar: Ahmeti të mos amnestohet nga faji i bashkëqeverisjes me VMRO-në

Në konferencën për media, PDSH e reformuar komentoi  deklaratën e fundit të kreut të BDI-së z. Ali Ahmeti se partia e tij nuk ndjen përgjegjësi për krizën politike ku është futur vendi.

Zëdhënësja, Azra Sallahi ka apeluar që kreu i BDI-së, të mos amnestohet nga faji i bashkëqeverisjes me VMRO-në.

“Na vjen keq z.Ahmeti, ju nuk mund të zhvisheni nga faji i bashkëqeverisjes VMRO-BDI, ku deri më tani keni votuar mbi 12 mijë ligje, plotësim-ligje… etj. Meqë ju bëni pjesë këto 12 vite në pushtet, ngarkoheni me të gjitha të këqijat dhe të mirat që ka sjellë bashkëqeverisja juaj, edhe pse kategoria e dytë pothuajse ka qenë inegzistente për shqiptarët tërë këto vite”, tha Sallahi.

Ajo po ashtu  theksoi se Ahmetit nuk i lejohet të vazhdojë të japë deklarata që shkaktojnë të qeshura dhe tallje në zyrat e diplomatëve të BE-së dhe SHBA-së.

“Prandaj mos vazhdoni të gënjeni: Së pari, ju jeni bashkë-fajtor në këtë krizë dhe assesi nuk përfaqësoni palë që duhet të konsultoheni për zgjidhjen e saj. Ju përkujtojmë që opinioni i gjerë e din se ju keni miratuar mbi 12 mijë ligje dhe plotësim-ligje në Parlament.  Së dyti, kur të bëni apel që ‘komuniteti ndërkombëtar’ duhet të ndërhyjë në Maqedoni, bëni mirë të precizoni institucionet të cilave ju drejtoheni që të ndërhyjnë, sepse përndryshe ‘komunitet ndërkombëtar’ janë edhe turistët që vizitojnë Maqedoninë dhe nuk kanë pse brengosen ato për grackën në të cilën deri më tani ju bashkë jeni gëzuar”, shtoi Sallahi.

Ajo në emër të Lëvizjes bëri thirrje që sa më shpejt të korrigjohen këto deklarata skandaloze që rrënojnë imazhin e shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button